Rawmaterialsalbania

   THIRRJE PËR APLIKIM PËR EKSPERTË NË QENDRËN RAJONALE TË INOVACIONIT TË INSTITUTIT EVROPIAN TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT PËR LËNDËT E PARA (EIT RAWMATERIALS REGIONAL INOVATION CENTER)

Pozicioni: 1 (një) Ekspert në përpunim dhe procesimin e lëndëve të para minerale

Kandidati duhet të plotësojë kriteret e më poshtëme:

  • Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vite akademike, në Inxhinieri Miniere,
    Inxhinieri Pasurim Mineralesh, Inxhinieri Kimike, Inxhinierisë Materiale, Menaxhimit Industrial, Inxhinieria e Proceseve Kimike dhe Inxhinierisë Ekonomike
    .
  • Të ketë përvoje pune jo më pak se 10 vitet e fundit në industri ose fusha që kanë lidhje me përpunimin dhe procesimit e mineraleve apo përpunimin e materialeve alternative.;
  • Titujt shkencor dhe grada shkencore përbëjnë avantazh;
  • Të njohe shumë mire gjuhën angleze dhe te jetë në gjëndje të shkruajë projekte dhe bëjë raportime në këtë gjuhë;
  • Të ketë eksperinencë në implementimin e projekteve ndërkombëtare dhe kombëtare që lidhen me fushën;
  • Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Ndaj tij/saj të mos jetë marrë masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.


Kandidatët duhet të depozitojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për pozicionin që aplikon;
  2. Fotokopje të dokumentit të identifikimit;
  3. Jetëshkrim (CV);
  4. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave, si dhe trajnimeve apo kualifikimeve që zotëron,
  5. Fotokopje të librezës së punës;
  6. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti); 
  7. Çdo dokument që provon aftësitë profesionale dhe organizative.

 

Kandidatët e interesuar të depozitojnë dokumentacionin e aplikimit në adresën postare: Qendra Rajonale e Inovacionit per Lëndët e para Minerare, Adresa: Universiteti Aleksandër Xhuvani, Elbasan nga data 23.12.2024-09.01.2025.

Komunikimi me kandidatët do të bëhet nëpërmjet adresave personale

Translate »